75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Land Rover me teknologji që parandalon ftohjet dhe gripin

Makinat, siç e dimë të gjithë, supozohet të dërgojnë nga një vend në tjetrin. Megjithatë, Jaguar Land Rover mendon se makinat poashtu mund të luftojnë sëmundjet.

Prodhuesi më i madh i makinave në Britaninë e Madhe, ka punuar në teknologji që mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së ftohjeve dhe gripit, transmeton IndeksOnline.

Ajo përdorë teknologji inovative të dritës ultravjollcë (UV-C), e cila është përdorur në industrinë mjekësore për më shumë se 70 vjet për dezinfektimin e ujit, filtrimin e ajrit dhe sterilizimin e sipërfaqeve.

Jaguar Land Rover dëshiron ta integrojë atë në makinat e saj për të ndihmuar në ndalimin e baktereve dhe viruseve të dëmshëm, të njohura si patogjene, e të cilat mbijetojnë në makinë. Sistemi i Jaguar Land Rover ekspozon patogjenët ndaj UV-C brenda sistemit të kondicionimit të ajrit, i cili lejon që ajri i pastër të dërgohet në kabinë.

Një shofer mesatarisht shpenzon më shumë se 300 orë në vit pas timonit,” tha Dr Steve Iley, Drejtor i Mjekësisë së Jaguar Land Rover. “Ka një mundësi të qartë për të shfrytëzuar më mirë makinat për administrimin e kujdesit shëndetësor parandalues”.

Jaguar Land Rover tashmë ka filluar të punojë në teknologjinë neutralizuese të patogjeneve në gjeneratën e fundit të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit.

Sistemi aktual i kontrollit të klimës dhe sistemi i jonizimit të ajrit të kabinës përdor tension të lartë, për të krijuar triliona grimca të ngarkuara negativisht me nano (jone) të veshura në molekulat e ujit. Ato deaktivizojnë patogjenë, duke formuar grimca më të mëdha të cilat largohen nga ajri pasi ato kthehen në filtër. /IndeksOnline/