75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 16 Mars 2025 / L A

Lando Norris fiton garën e Australisë në Formula 1

Formula 1 nis sezonin e vitit 2025 me garën e Australisë që u mbajt sot.

Dhe gara e parë për këtë sezon, u fitua nga garuesi i McLaren, britaniku Lando Norris.

Britaniku, la pas kampionin në fuqi nga Redbulli, Max Verstappen në vend të dytë dhe bashkëkombasin e tij, George Russell në vend të tretë.

Norris, i cili fitoi fitoren e tij të parë në Melbournw dhe të pestën në karrierën e tij, tha se kishte qenë një garë e vështirë me Verstappen që po merrte frymë në qafë

Debutimi i Leëis Hamilton për Ferrarin rezultoi i dobët me britanikun që përfundoi i 10-ti, dy vende pas shokut të skuadrës Charles Leclerc.

Gara e ardhshme në Formula 1 pritet të zhvillohet të dielën e ardhshme në Shanghai të Kinës, në kuadër të “Chinese Grand Prix”./IndeksOnline/