75 Mall Live Search
16:46 / E Diele, 29 Qershor 2025 / G T

Lando Norris triumfon në Austri, McLaren dominon

Lando Norris ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë, duke i dhënë McLarenit një fitore të rëndësishme në këtë sezon të Formula 1.

Piloti britanik e kaloi i pari vijën e finishit, ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës, Oscar Piastri, duke kompletuar një dyshen fantastike për McLarenin.

Podiumi u plotësua nga Charles Leclerc, që me Ferrarin e tij siguroi vendin e tretë, ndërkohë që Lewis Hamilton, tashmë pjesë e Ferrarit, u rendit në vendin e katërt.

Pas Hamiltonit erdhi George Russell me Mercedesin, duke mbyllur pesëshen e parë në një garë dinamike dhe me shumë lëvizje taktike.

Kjo fitore konfirmon formën në rritje të McLarenit, ndërsa Ferrari me dy pilotët në top 5, po tregon përmirësime të dukshme në vazhdën e kampionatit./Indeksonline/