16:33 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Lanosohet Programi për Financimin e Bizneseve Fillestare “Start-up” nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Lanosohet Programi për Financimin e Bizneseve Fillestare “Start-up” nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Në ambientet Universitetit të Mitrovicës Isa Boletini (UMIB), në prani të Kryetarit të Kuvendit z. Kadri Veseli, Ministrit të Financave z. Bedri Hamza, Rektorit të UMIB z. Alush Musaj, qindra profesorëve e studentëve mitrovicas, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN) z. Besim Beqaj lansoi Programi për Financimin e Bizneseve Fillestare “Start-up”, për vitin e dytë me radhë.


“Si Ministër kujdesem që të nxisë vendosmërinë, entuziazmin dhe guximin e rinisë tonë, që të shërbejë si shtyllë e zhvillimit tonë social dhe ekonomik. Për mua është e rëndësishme që të sigurojmë ambientit të favorshëm të të bërit biznes, infrastrukturës fizike, ligjore dhe financiare”, deklaroi Beqaj.

I pari i MIN theksoi rëndësinë e madhe që ka kjo përkrahje për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rinisë kosovare, duke shtuar se pothuajse të gjitha storiet e suksesit të ndërmarrësve në botë, fillet i kanë në vitet e rinisë së tyre.

Duke premtuar përkrahje të vazhdueshme për të rinjt Beqaj theksoi: “Sot kemi edhe një lajm të mirë për këtë rini. Këtë vit do të financojmë mbi 110 start-up, ide inovative në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve në TIK, të bazuara në shkathtësi të buta dhe zhvillime teknologjike”.

Ministri Beqaj, tha se beson fuqishëm se gjenerata e re e bizneseve “Start-up”, të financuara nga MIN,  do të lënë gjurmë në ekonominë tonë.

Gjithashtu në këtë organizim Ministri Beqaj së bashku me Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Ministrin e Financave z. Bedri Hamza dhe Rektorin e Universitetit te Mitrovicës dha lajmin e mirë, për themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Mitrovicës.

Ndër të tjera ai shtoi se, Qendra do të fokusohet në inkubim, trajnime, laboratorë, hulumtim dhe zhvillim, mentorim dhe konsulencë, hapësirë e përbashkët e punës, akselerator i biznesit, takime dhe konferenca, B2B dhe projekte donatorësh.