75 Mall Live Search
20:53 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / L K

Lansimi i fushatës për vizat, Kurti: liberalizimi i vizave për qytetarët po i vie fundi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X” se ka qenë e gjatë dhe e vështirë pritja për liberalizimin e vizave. Ai ka veçuar punën e dy viteve të fundit për kërë rezultat.

”Pas një pritje të gjatë dhe shumë punë të vështirë, p.sh. gjatë 2 viteve të fundit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës më në fund po vjen më 1 janar. Sot, së bashku me partnerët tanë, filluam një fushatë informuese mbi rregullat e udhëtimit pa viza, për të përgatitur qytetarët tanë për atë që është në horizont”, ka shkruar Kurti.