75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Promovohet aplikacioni “Lajmëro policinë”

Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë shtypi, ku do të ofrojë  informacione lidhur me  platformën elektronike dhe po ashtu  do të bëjë promovimin e aplikacionit  “Lajmëro policinë”, transmeton IndeksOnline.

Siç njofton policia “ky projekt do të jetë edhe një mundësi tjetër alternative për qytetarët për raportim sa më të shpejtë dhe efikas të rasteve të ndryshme dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës”.

Konferenca që do të mbahet në stacionin Qendër të policisë do të ketë pjesëmarrës drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Rashit Qalaj si dhe kryesuesin e misionit të OSBE-së në Kosovë,  Jan Braathu./IndeksOnline/