09:57 / E Premte, 15 Shtator 2023 / L K

Aplikacioni “OneFor”, i cili shërben kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit

Kompania OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani të mërkurën ka lansuar zyrtarisht aplikacionin për shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës “OneFor”, ku me këtë rast Kosova është bërë destiacioni i radhës që kjo kompani e ka futur në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale, ku regjistrimi zgjat vetëm në pak minuta.

Drejtori menaxhues i kësaj platforme, Ilir Aliu ka theksuar se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se Kosova ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme teknologjike dhe ka potencial të jashtëzakonshme të përqafoj zhvillimet e reja në shërbimet digjitale financiare.

Ndërsa shtoi se synimi i “OneFor” është të përfshijnë rajonin në Ballkan por gjithashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

“Jemi kompani e re ne Kosovë por edhe në BE. Ne filluam operacionet tona në 2021 në 13-të shtete të BE-së, mirëpo fokusin e kemi në shtet fillimisht gjermanofolse. Ne mendojmë se Kosova ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme teknologjike dhe ka potencial të jashtëzakonshme të përqafoj zhvillimet e reja në shërbimet digjitale financiare, sepse ka katër parakushte që mbërrin e besoj edhe i tejkalon. Platforma OneFor përfshin si hap i parë është gjithë përfshirja, te ne numër një, çdo kush që hap platformën tonë është i gjithëpërfshirës ne pagesat lokale, përmes bankave partnere që kem, por, gjithashtu edhe në pagesat evropiane”, tha Aliu.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm shumë ftyra publike duke filluar prej ministrit Murati, kryetarët e partive opozitarë e shumë kengëtarë e aktorë.

Ministri i Financave Hekuran Murati është shprehur i kënaqur që “OneFor” tashmë është edhe në Kosovë.

“Është kënaqësi të jem këtu në lansimin e një aplikacioni të pagesave i cili i shfrytëzon edhe avantazhet e të qenit online. Shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë, me të shpejt edhe transferet online por edhe pagesat gjë që edhe për mua si ministër i financave dhe si qeveri është tepër e rëndësishme sepse nënkupton likuiditet më të lartë në sistemin financiar por njëkohësisht edhe formalizmin më të lartë. Pra, çdo transaksion mund të përcillet dhe duhet të paguhet edhe tatim për të”, vijojë Murati.

Ndërkaq, Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismajli theksojë se BQK-ja ka marr veprime sa i përket kornizës ligjore për t’i licencuar këto institucione financiare jo bankare.

“Një platformë e cila është licencuar nga BQK-ja, si institucion në fushën e parave elektronike dhe pagesave. Për BQK sistemi i pagesave efikas e i sigurt mbetet objektivi kryesor. BQK-ja ka marr veprime sa i përket kornizës ligjore për t’i licencuar këto institucione financiare jo bankare. Ne mendojmë se do të rritet konkurrenca në shërbimet financiare, do të ulet kostoja dhe po ashtu do të mundësohet qasja ne financa”, ka thënë Ismajli.  

Si dhe Zëvendës ambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad u shpreh i lumtur që platforma “OneFor”, një institucion gjerman jo-bankar po hyn në tregun kosovar.

“OneFor është një investim i jashtëzakonshëm gjerman këtu në Kosovë. Gjermania nuk është vetëm partneri më i rëndësishëm tregtar i Kosovës, është donator i madh financiar, me shërbimet më të mëdha në Kosovë dhe investitorët më të mëdhenj të huaj të drejtpërdrejtë. Gjermania ka diasporën më të madhe kosovare e cila përbën një pjesë shumë të madhe të remitancave, rreth 40%, dhe të gjitha këto fakte dhe shifra janë një lajm shumë i mirë për produktin tuaj. Me OneFor, një institucion gjerman jo-bankar që po hyn në tregun kosovar, premton digjitalizim dhe thjeshtësim të remitencave dhe shërbimeve të pagesave”, tha Conrad.

Regjistrimi dhe krijimi i një llogarie në aplikacionin OneFor është e lehtë dhe zgjat vetëm disa minuta. Ndërsa përdoruesit e aplikacionit menjëherë furnizohen me eËallet (kuletën digjitale) së bashku me një kartelë Mastercard ndërkombëtare, që mundëson pagesa të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

OneFor është një investim gjerman në Kosovë, ndërsa në Bashkimin Evropian është aktive qysh nga viti 2021.