Lansohet dueti mes Fajt & Mziu (VIDEO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi i njohur shqiptar Fajt, ditën e sotme ka lansuar projektin e ri muzikor.
Kësaj radhe erdhi në duet me Mziu-n, i cili jeton dhe vepron në Berlin.
Për tekstin e “Ich komm vorbei” janë kujdesur të dy artistët, producent është Lorik Mjeku ndërsa kënga është prodhim i Fole Publishing.
Ky është bashkëpunimi i parë nga reperi dhe bëhet e ditur se ai do të vijë së shpejti edhe me projekte të tjera që do lansohen përgjatë këtij viti./Indeksonline/