75 Mall Live Search
18:35 / E Martë, 04 Korrik 2023 / MSH

Lansohet kënga e re Edona Llalloshit, është speciale për çiftet në dasma

Vera në Kosovë shoqërohet me shumë dasma dhe momente të veçanta.

Mërgimtarët shpeshherë vendosin që momentet më të lumtura të jetës, martesat, t’i krijojnë në Kosovë.

Për ta dhe të gjitha çiftet shqiptare, këngëtarja e njohur Edona Lalloshi ka sjellur këngën më të re.

“Me ty”, quhet kënga që pritet të jehojë në mesin e të gjtiha sallave të dasmave sivjet.

Teksti është punuar nga Valerina Macula, ndërkaq për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Afrim Macula.

Videoklipi është prodhuar nga EMF Creative.

Ndiqeni këngën në linkun më poshtë: