Lansohet modeli i ri Mercedes-AMG A35 4Matic
Njihuni me sedanin e ri Mercedes-AMG A35 4Matic, modeli i dytë nën linjën e re AMG 35, një rival i egër i Audi A3 Saloon.
Mercedes-AMG thotë se është për blerësit e moshave të reja dhe kombinon sportivitetin me hapësirën e brendshme dhe bagazhin e bollshëm.

Stili i makinës nuk është diçka e panjohur për syrin tonë sepse është një mëshirim i hatchback A35. Ndryshime më të mëdha janë në pjesën e pasme e cila karakterizohet nga një shpërndarës aerodinamik dhe dy marmita të mëdha.

Shasi është e vendosur mbi disqe 18-inç prej alumini.
Zemra e makinës është një motor 302 kuaj fuqi 2.0-litër turbo që prodhon statistika 0-100 km/h në 4.7 sekonda. Mercedes-AMG A35 Saloon është dy sekonda më i shpejtë sesa Audi S3 Saloon.

Fuqia kanalizohet me anë të një kambio automatike prej 7 marshesh dhe sistem 4×4 që Mercedes e quan 4Matic.
Amortizimi ka në përbërje krahë prej alumini ndërsa goma e pasme lidhen me një diferencial me disa pika kontakti.

Sistemi AMG Ride Control menaxhon amortizatorët që mund të kontrollohen jo vetëm automatikisht por edhe manualisht. Makina ka disa modalitete nga Comfort tek Sport+ për ata që duan performancë dhe adrenalinë.

Performanca e lartë e frenimit sigurohet nga disqe frenash 350mm në pjesën e përpara dhe 330mm në pjesën e pasme. Një rol për të luajtur në këtë performancë ka edhe dizajni i ventilimit të brendshëm të disqeve.

Kabina thuajse nuk ka ndryshuar fare me funksionet unike të AMG prezent në çdo cep të makinës. Paneli i instrumenteve 12.3-inç sjell akses në platformën më të fundit dixhitale MBUX. Ajo tashmë mund të kontrollohet edhe përmes zërit.




