Lansohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë promovo Paketën e rimëkëmbjes ekonomike.
Paketa e rimëkëmbjes ekonomike (PRE) është një linjë e re garantuese që do të operojë në kuadër të FKGK-së dhe që ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme (NMVM) përmes garantimit të kredive. Kjo paketë, parasheh të rrisë mbulueshmërinë me garanci kreditore deri në 80% të vlerës së kredisë, si edhe do t’u ofrojë mundësi edhe fermerëve me numër identifikues të fermerit (NIF). Në kuadër të paketës do të operojnë pesë dritare që do të adresojnë nevojat e segmenteve të caktuar të tregut. Nga kjo paketë pritet të ndihmohet qasja në financa për ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndesi strategjike për ekonomine e Republikës së Kosoves. Dritaret garantuese brenda kesaj pakete pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të në vlerë deri në 202.000.000 € për një periudhë njëvjeçare.
Zhvillimi i PRE-së, do të ketë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorët e prodhimit, agrobiznesit, shërbimeve, tregtisë, me fokus të veçantë për gratë në biznes, bizneset e reja (start-up në ICT) dhe investimet në efiçiencë të energjisë.
PRE-ja në këtë kohë pandemie, do të ketë vlerë të shtuar si për përfituesit e fundit (NMVM-të) të cilëve do t’u mundësohet qasja në financa me kushte më të mira të kredidhënies në kohën adekuate, ashtu edhe për institucionet partnere financiare (IPF) të cilat do të kenë mundësi të ndajnë një pjesë të madhe të riskut kreditor me FKGK-në.
Një paketë e tillë është vlerësuar nga institucionet financiare të cilat e shohin si të domosdoshëm mbështetjen e qasjes në financa, duke qenë inkluzivë në të gjithë sektorët dhe kategoritë e klientëve të ndikuar nga kriza.
Kjo ngjarje shënon një moment të rradhës për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash, lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, si edhe për segmentet më pak të shrbyera siq janë gratë në biznes si edhe bizneset e reja.