75 Mall Live Search
06:46 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lansohet platforma e vizualizimit të të dhënave

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansojë Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik.

Platforma e Pulsit Publik ofron vizualizimin e të dhënave të mbledhura që nga viti 2010 kur edhe u lansua Pulsi Publik. Platforma do të shërbejë si bazë e hapur e të dhënave ku palët e interesuara mund të përdorin të gjitha të dhënat që janë në dispozicion.

Në ngjarje do të marrin pjesë Përfaqësuesja e Përhershme e sapo emëruar e UNDP-së, Znj. Maria Suokko, Z. Isa Krasniqi, Udhëheqës i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësues të USAID-së, arsimit dhe shoqërisë civile.