06:57 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lansohet platforma online për hartimin e biznes planeve

Oda Ekonomike e Kosovës dhe kompania GEOtest, nga Brno, Republika Çeke, do të organizojnë aktivitetin e radhës me rastin e lansimit të platformës online për hartimin e biznes planeve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të aktivitetit – “Asistencë në krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë”.

Oda Ekonomike e Kosovës përmes kësaj platforme synon lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë.

Një pjesë e madhe e kompanive Kosovare nuk kanë të zhvilluar plan të biznesit cka edhe ndikon në uljen e konkurrueshmërisë së tyre dhe njiherit rritjen e vështirësive për casje në financa.

Kjo platformë është mundësi e mirë për bizneset për planifikim biznesor dhe orientim të kompanisë në maksimizim të fitimit.