75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lansohet raketa, truprojat detyrohen ta dërgonin kryeministrin izraelit në strehimore

Një raketë e lansuar nga Gaza në drejtim të pjesës jugore të qytetit izraelit Ashkelon gjatë një vizite të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka detyruar pjesëtarët e sigurimit që për pak kohë ta dërgonin në strehimore, raportojnë mediat izraelite.

Ushtria izraelite ka konfirmuar lansimin e raketës mbi Ashkelon, që është 12 kilometra larg enklavës palestineze, por ishte sistemi mbrojtës kundërraketor që e shpërtheu atë në ajër.

Deri tashti askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Gazë që kontrollohet nga njerëzit e Hamasit.

Nga ana tjetër televizionet izraelite kanë transmetuar momentin, kur Netanyahu që mbante fushatën largohet nga skena pas alarmit për lansimin e raketës.

Siç raportohet ai është dërguar në një strehimore pasi janë dëgjuar sirenat për sulm ajror, por më pas ai i është kthyer fushatës.