Lansohet raporti mbi arsyet e bashkimit të kosovarëve në luftërat në Siri
Zyra e Kryeministrit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim)do të lansojnë raportin “Të Kuptuarit e Faktorëve Shtytës dhe Tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”.
UNDP porositi këtë raport të pavarur me qëllim që të kuptohen më mirë faktorët shtytës dhe tërhjekës që i nxisin kosovarët t’i bashkohen grupeve terroriste të huaja dhe të mbështesin institucionet vendore dhe ndërkombëtare në zhvillimin e politikave dhe programeve më të mira që kanë për qëllim parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj të kthyer.
Të pranishmëve në ngjarje do t’ju drejtohen Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës, Greg Delaëie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo.
Lansimi i këtij raporti do të bëhet nesër me fillim në ora 14:00, në hotel Sëiss Diamond.