Lansohet sistemi i digjitalizuar për licencimin e autoshkollave dhe profesionistëve të patentë-shoferit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Ambasadën Gjermane dhe GIZ-in, ka lansuar sot sistemin e digjitalizuar për licencimin e autoshkollave dhe profesionistëve në fushën e patentë-shoferit.
Ky sistem do të thjeshtojë procedurat administrative, do të rrisë standardet e cilësisë dhe do të ofrojë shërbime më të shpejta për qytetarët.
Ushtruesi i detyrës së ministrit, Hysen Durmishi, falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen, veçanërisht Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Gjermanisë, që përmes projektit të GIZ-it bënë të mundur këtë arritje.