07:29 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Lansohet strategjia qeveritare për bashkëpunim me shoqëri civile

Sot do të mbahet konferenca ku do të bëhet Lansimi i Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023 , e cila organizohet nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë me mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së.

Qëllimi i konferencës është prezantimi i synimeve të qeverisë para publikut, organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të institucioneve dhe partnerëve në përfshirje të zbatimit dhe monitorimit të strategjisë.