Lansohet thirrja për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sistemin e energjisë së ripërtëritshme

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme:
Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum dhe të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar të financuara nga BE.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksojë qëllimin e kësaj nisme, ku tha se do të fuqizohen familjarët e bizneset per të bërë zgjidhje të qendrueshme dhe të përballueshme.
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky institucion është duke punuar vazhdimisht për t’i dalë në ndihmë qytetarëve sa i përket energjisë elektrike dhe se kjo masë do të ndikojë edhe në ruajtjen e ambientit dhe uljen e faturave të energji së elektrike./Indeksonline/