Lansohet uebfaqja për raportimin e produkteve të rrezikshme
Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut, me
përkrahjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Lëvizja e Lirë e
Mallrave” lanson sot uebfaqen për raportimin e produkteve të rrezikshme – RAPEX
Kosova.
Përmes kësaj ueb faqeje synohet të ofrohet informacion publikut për autoritetet
inspektuese që monitorojnë sigurinë e produkteve në tregun e Kosovës dhe
veçanërisht për raportimin e produkteve të rrezikshme jo-ushqimore që gjenden
në tregun e Kosovës.
Nëpërmjet kësaj uebfaqe të qasshme publikisht, do të publikohen të gjitha
njoftimet për produktet që paraqesin rrezik serioz për konsumatorët, natyra e
rrezikut të paraqitur si dhe masat e ndërmarra për parandalimin e këtyre
rreziqeve.
Përveç kësaj, përditësimet dhe lajmet mbi ngjarjet kryesore të mbajtura në
zonën e sigurisë së konsumatorëve do të shfaqen në faqen e internetit.