75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / AR

Lansoi filimin, Victoria rrëfen çrregullimin e të ngrënit

Në dokumentarin më të ri në Netflix me titullin Victoria Beckham, ish-anëtarja e Spice Girl  ka folur për herë të parë  për betejën e saj me një çrregullim të të ngrënit.

Jam  peshuar në televizion kombëtar kur Brooklyn ishte vetëm 6 muajsh,” kujton Victoria, duke iu referuar komenteve të ashpra në media për trupin e saj pas lindjes së fëmijës së parë. “Më thoshin: ‘Hip në peshore’… ‘E ke humbur peshën?’ Qeshim tani, por atëherë isha shumë e re dhe ajo gjë më lëndoi shumë.”

Ajo shprehet se kritikat publike i shkatërruan vetëbesimin dhe perceptimin ndaj vetes.

Fillova të dyshoj tek vetja, të mos e pëlqej veten. Nuk e dija çfarë shihja kur shikoja veten në pasqyrë. Humb çdo ndjenjë realiteti. Më kanë quajtur gjithçka – nga ‘Porky Posh’ deri te ‘Skinny Posh’.”

Victoria ka folur shkurtimisht për këtë edhe në librin e saj autobiografik Learning to Fly në vitin 2001, por në dokumentarin e ri ajo shkon më thellë në ndjesitë e fshehura që përjetonte në heshtje.

“U bëra shumë e mirë në të gënjyerit. Asnjëherë nuk u tregova e sinqertë me prindërit e mi për atë që po përjetoja,” rrëfen ajo. “E ndjeja sikur po kontrolloja imazhin tim në media, por në një mënyrë shumë të pashëndetshme.”

“Kur të thonë vazhdimisht se nuk je mjaftueshëm e mirë, ajo gjë të ndjek gjithë jetën,” thotë Victoria.

Në një rrëfim të veçantë në dokumentar, bashkëshorti i saj, David Beckham, ndalet te presioni që gratë përjetonin në vitet 2000.

“Njerëzit mendonin se ishte normale të kritikoje një grua për peshën, për veshjen, për çdo gjë. Ka pasur shumë gjëra në TV atëherë që sot nuk do të lejoheshin më.”

Ai kujton se si ndryshoi gruaja që njihte për shkak të presionit të jashtëzakonshëm: “Victoria që njihja unë, ishte ajo që rrinte në shtëpi me tuta, buzëqeshte, qeshte, pinte një gotë verë. Ajo nisi të humbte për shkak të kritikave që merrte.”