Lapaj rikthehet para Kryeministrisë: Do vazhdoj të qëndroj këtu, është detyrë qytetare
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj vijoi protestën e tij përpara Kryeministrisë mbrëmjen e së hënës.
Lapaj u rikthye para godinës së qeverisë një ditë pasi përfundoi në spital pas një incidenti të ndodhur një natë më parë teksa protestonte.
‘Do vazhdoj kështu, unë këtë e quaj detyrë qytetare, do bëj sa kam në dorë, do rri këtu, do mbaj çadrën…Rama e ka vendosur precedentin e çadrës, nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket republika si pronë private. Ramës po i themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë, e thotë gjykata’, tha Lapaj.

