75 Mall Live Search
22:57 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / G T

Laporta: Carles la dy fëmijë, jemi të trishtuar!

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës ka folur për vdekjen e mjekut të klubit pak minuta para ndeshjes me Osasunan në La Liga.

Laporta tregon se gjithë klubi është i trishtuar me lajmin dhe shpreh ngushëllime për familjen e Carles-it, shkruan Indeksonline

 “Carles ka lënë pas dy fëmijë, Gerardin dhe Elanën dhe gruan e tij, e cila siç mund ta imagjinoni është prekur shumë, gjë që është normale dhe logjike në këto rrethana. Ne qëndrojmë me të gjithë, me gruan, fëmijët dhe nënën e tij.

“Ai ishte një njeri i dashur për të gjithë dhe ndërroi jetë mbrëmjen e sotme gjatë kampit të ekipit. Siç mund ta imagjinoni, lojtarët, stafi, menaxheri, të gjithë ishin shumë të trishtuar. Kishte shumë trishtim, sepse ishte një person shumë i dashur. Të gjithë e donim”, u shpreh Laporta

Kujtojmë që ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunas u shty për një datë tjetër./Indeksonline/