14:04 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Laporta e prezanton Christensen, e jep një mesazh të fortë për Lewandowskin

Pas prezantimit të djeshëm të Kessié , këtë të enjte Barcelona prezantoi Christensen.Mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 me një klauzolë prej 500 milionë euro.

Në daljen para mediave, Laporta ka thënë se situata financiare po stabilizohet te Barcelona.

Nga stadiumi, presidenti katalonas ka përcjellur edhe një mesazh për të ardhmen e Lewandowskit.

“Lewa është ende lojtar i Bayernit. Kemi bërë një ofertë për lojtarin dhe presim një përgjigje. Falenderojmë lojtarin për të gjitha deklaratat që ka bërë në linjën që dëshiron të vijë të luaj tek ne” ka thënë Laporta./Indeksonline/