Laporta flet rreth ndeshjes që Barcelona do të luajë në Miami: Do të jetë një gëzim për tifozët që Barça ka atje

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte së fundi në konferecën “World in Progress”, që po mbahet në Barcelonë.
Laporta, ishte pyetur rreth shumë temave rreth klubit mes tyre edhe zhvillimi i ndeshjes së Barcelonë në SHBA.
Barcelona do të zhvillojë ndeshjen ndaj Villarrealit në Miami, më 21 dhjetor.
“Do të jetë një gëzim për tifozët që Barça ka atje, është një mënyrë për të promovuar imazhin tonë në Amerikë te ndjekësit dhe sponsorët e mundshëm”, deklaroi Laporta./IndeksOnline/