75 Mall Live Search
21:51 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / C E

Laporta i jep përgjigjen përfundimtare Manchesterit për De Jongun

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e konsideron të pashitshëm yllin e skuadrës, Frenkie De Jong.

Numri një i katalonasve ka thënë se ka shumë klube përvec  Manchesterit që duan shërbimet e holandezit, shkruan Indeksonline.

Ka klube që e duan Frenkien, jo vetëm United. Nuk e kemi ndërmend ta shesim, ai dëshiron të qëndrojë. Frenkie konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë nga të gjithë ekspertët. Jemi të lumtur që e kemi. Do të bëj gjithçka që mundem që Frenkie të qëndrojë këtu, por ka edhe një çështje rroge dhe kjo duhet të rregullohet”, ka thënë presidenti i Barcelonës.

De Jong ka qenë targeti kryesor i “Djajve të Kuq” për merkaton e verës. /IndeksOnline/