75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / C E

Laporta i motivuar për ta mposhtur Bayernin, ka besim të madh te Xavi

Barcelona duhet ta mposht Bayern Munchenin në muajin e ardhshëm për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është i bundur se skuadra e tij do të nxjerr fitore përballë gjigantëve bavarez, shkruan Indeksonline.

“Ta mposhtësh Bayernin nuk është e pamundur. Do të ketë një mrekulli, jam i bindur që do të fitojmë”, ka thënë Laporta.

“Xavi është tejet i motivuar dhe i fortë. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë për ne. Unë mendoj që në këto momente rikthimi i Xavit ka sjellë paksa respekt nga kundërshtarët tanë. Tani ata e dinë që ne jemi rikthyer, tha numri një i Barcelonës.

Barcelona aktualisht është në vendin e dytë në grupin E me dy pikë më shumë se Benfica, por rezultati pozitiv ndaj Bayernit është i domosdoshëm.

Hera e fundit kur Barcelona nuk arriti t’i kaloj grupet është sezoni 200/01, ku u pat renditur pas Milanit dhe Leeds United. /IndeksOnline/