75 Mall Live Search
19:30 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Gj Sh

Laporta i pëgjigjet Perezit: Barcelona kurrë nuk ka blerë një refer, ata gjithmonë kanë favorizuar Realin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i ka kthyer përgjigje homologut të tij te Real Madridi, Florentin Perez.

Ky i fundit në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të klubit mbretëror, tha se Barcelona favorizohet nga gjyqtarët, shkruan IndeksOnline.

Laporta në përgjigjen e tij tha se Barcelona kurrë nuk ka blerë një gjyqtar, derisa ata gjithmonë kanë favorizuar Realin.

”Barça nuk ka blerë kurrë një gjyqtar dhe Barça në përgjithësi nuk favorizohet nga gjyqtarët. Ata e kanë favorizuar Real Madridin gjithë jetën e tyre. Ata e kanë favorizuar Madridin gjithë jetën e tyre. Për të mos shkuar më tej, ndeshjen e kaluar, Real Madridi shënoi dy gola që për mua nuk duhej t’i kisha lejuar, është e qartë se Bellingham prek topin me krah dhe në tjetrin Vinicius ia thyen hundën Iñaki-t, dhe ato dy gola nuk duhej të ishin pranuar dhe tani Barcelona do të ishte në krye të La Ligës.”, deklaroi Laporta./IndeksOnline/