21:29 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Laporta i shpreh dashuri Lionel Messit: Të dua! Ju do të qëndroni këtu…

Presidenti i ri i Barcelonës, Laporta i ka shprehur haptas dashuri yllit argjentinas, Lionel Messi.

Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.

Tani me ardhjen e Laportas në kryje të Barçës mund të ketë ndryshime të mëdha te klubi katalunas. Madje shpresohet se mund të mundësohet edhe qëndrimi i Lionel Messit.

Së fundi në një intervistë, Laporta u shprehë hapur se e do Messin.

“Unë do të bëjë gjithçka që të mundem për ta bind Messin të qëndrojë. Ai është lojtari më i mirë dhe më fal që do të të tregoj para të gjithëve këtu. Por, ti e din se sa shumë të dua, sa shumë duam që ju të qëndroni”, ka thënë Laporta.

/IndeksOnline/