75 Mall Live Search
12:03 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

Laporta jep lajmin e madh për tifozët e Barçës: Jemi afër marrëveshjes me Messin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë një lajm të madh për tifozët katalunas.

Gjatë një komunikate, Laporta tha se është afër marrëveshjes për të vazhduar kontratën me Lionel Messin, shkruan IndeksOnline

“Ne jemi duke përparuar në bisedime për të zgjatur kontratën e Lionel Messit, por nuk është nënshkruar ende. Messi dëshiron Barcelonën, ai e do klubin”, ka thënë Laporta.

Presidenti i klubit katalunas po ashtu foli edhe për të ardhmen e trajnerit, Ronald Koeman: “Ne do të takohemi me Koemanin javën e ardhshme për të vendosur të ardhmen”.

Laporta gjithashtu gëzoi tifozët duke paralajmëruar se javën e ardhshme do të njoftohen me nënshkrimet e reja./IndeksOnline/