Laporta kërkon që Messi të jetë pjesë në inaugurimin e Camp Nout të ri
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se do të ishte gjë e bukur nëse ish-kapiteni legjendar i tyre, Leo Messi, do të ishte i pranishëm në inauguruimin e Camp Nout të ri.
Ai madje propozoi një ndeshje homazhi për lojtarin aktual të Inter Miamit.
“Do të ishte një mënyrë e bukur për të inauguruar Camp Nou-n, me një homazh për Leo Messin dhe stadiumin plot”, ka thënë Laporta.
“Do të isha i lumtur të organizoja një ndeshje homazhi për Leon”.

