Laporta mbyll derën për rikthimin e Messit te Barcelona
Fotoja e Leo Messit në “Camp Nou” të ri ka bërë bujë të madhe.
Madje e lidhën edhe me një rikthim te Barcelona, si huazim gjatë pushimit të MLS.
Por kjo gjë u hodh poshtë nga presidenti i klubit, Joan Laporta, në një intervistë për “Catalunya Radio”.
“Nga respekti për Messin, lojtarët tanë dhe anëtarët tanë, nuk është koha për të spekuluar me skenarë jorealistë”, deklaroi Laporta.
Messi, betejën e tij të madhe e ka në MLS, ku po synon që të fitojë më në fund titullin ku të cilët janë në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore./IndeksOnline/

