Laporta: Mendoja se Messi do të na thonte që luaj falas për Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka analizuar situatën e Barcelonës. Ai ka deklaruar se ka shpresuar që Messi do të kuptonte situatën në të cilën po kalonte Barça dhe mund të luante falas.
“Unë kisha shpresën se Messi do të thoshte se ai luante falas për Barcelonën” ka deklaruar Laoporta.
Presidenti ka thënë se beson në Koeman dhe se rezultatet e dobta nuk kanë qenë për fajin e tij, por për shkak të dëmtimeve.
“Koeman erdhi tek ne në një situatë të vështirë. Skuadra po përballet me shumë mungesa. Rikthimi i Aguero, Dembele, Pedri e Fati do të ndryshojë rrjedhat” ka thënë Laporta./Indeksonline/