Laporta ndez tifozët e Barçës: Po, Lewa ka më shumë mundësi të vijë!

Ardhja e Xavit solli dhe transferime të reja, të cilat deri më tani kanë qënë vendimtarët në çdo ndeshje të mundshme. Merkatoja e verës po afrohet dhe Barcelona është e vendosur të transferojë një sulmues pykë. Pëlqehej Haaland, por norvegjezi është shumë i kushtueshëm për katalanasit.
Emri më i ri në skenë është bomberi polak, Robert Lewandowski. Polaku nuk dihet ende nëse do të rinovojë për klubin gjerman, por zërat e shumë këto javë thonë se ai dëshiron transferimin te Barcelona. Për këtë gjë, ka folur presidenti i klubit, Laporta, ku është ndalur nga disa të rinjë duke shkrepur disa foto, ku njëri prej tyre e pyet se cili do të jetë sulmuesi që ata do të transferojnë, a do të jetë Robert Lewandowski?
Për këtë gjë, bosi i Barcelonës e konfirmoi , duke thënë se interesimi është konkret dhe ai është synimi për sulmin e sezonit të ardhshëm.
🎙 John Laporta, presidente do Barcelona:
— 𝐁𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐥𝐢𝐠𝐚 𝐈𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫 🇧🇷🇩🇪 (@BundesInsider) April 22, 2022
"Robert Lewandowski? Esse é mais provável de vir"pic.twitter.com/oxVsw2x6zz