13:03 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Laporta nuk i ndahet Xavit, e ‘siguron’ edhe për dy vite

Negociatat për rinovimin e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, janë përshpejtuar javët e fundit dhe gjithçka tregon se një marrëveshje përfundimtare është afër arritjes. Në fakt, qëndrimet mes dy palëve janë shumë të afërta dhe mbeten vetëm disa detaje të fundit për t’u zbardhur përpara se të zyrtarizohet lajmi.

SPORT mëson se prioriteti kryesor i Xavit është mbyllja e kësaj çështjeje sa më shpejt. Harmonia e mirë që dy palët kanë shfaqur gjatë bisedimeve sugjeron se rinovimi është i afërt, shkruan IndeksOnline/

Pavarësisht se trajneri katalanas ka edhe një vit në kontratë, presidenti i Blaugranës, Joan Laporta, e ka konsideruar si prioritet sigurimin e vazhdimësisë pas sezonit të mrekullueshëm që ka pasur ekipi i parë, duke fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.

Gjithçka tregon se kontrata e re do të zgjasë dy sezone, që do të thotë se Xavi do të rinovojë deri në qershor të vitit 2026. Xavi është i vetëdijshëm për situatën delikate ekonomike që po kalon klubi dhe për këtë arsye kjo çështje nuk ka qenë një pengesë e madhe. /IndeksOnline/