75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Laporta pas eliminimit: Duhet të shohim përpara, na ka mbetur La Liga dhe kompeticione të tjera

Pas eliminimit të Barcelonës nga UEFA Champions League në fazën e grupeve dje, presidenti i Blaugrana-s, Joan Laporta i ka dërguar një mesazh Xavi Hernandez-it dhe njerëzve të tij.

Gjigantët katalanas po luteshin për një mrekulli që do të shihte Viktoria Plzen të fitonte kundër Interit për t’u dhënë atyre një litar shpëtimi në turne. Megjithatë, gjigantët italianë përfunduan duke mposhtur klubin me bazë çeke.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Barcelona pësoi një tjetër humbje nga skuadra e Bayern Munich, me bavarezët që i  shënuan tre gola në Camp Nou.

Blaugranët tani kanë një ndeshje tjetër të parëndësishme për të luajtur kundër Viktoria Plzen javën e ardhshme përpara se të shkojnë në Europa League.

Duke reaguar ndaj pengesës, presidenti i Barçës, Joan Laporta pranoi se ishte turp të shihje skuadrën të rrëzohej në atë mënyrë. Megjithatë, ai nuk pranoi të fajësonte as trajnerin dhe as lojtarët, shkruan Barça TV, transmeton IndeksOnline.

“Është turp, por nuk mund të fajësosh lojtarët apo trajnerin për asgjë. Duhet të shohim përpara sepse na ka mbetur La Liga dhe kompeticione të tjera.

Ky është një projekt i ri në të cilin që në fillim e dinim se do të kishim ulje-ngritje. Liga mbetet dhe ne duhet të tregojmë se vazhdojmë. La Liga është shumë e rëndësishme dhe e kemi afër. Mesazhi është të shikojmë përpara. Kjo tashmë ka ndodhur’’, tha Laporta./IndeksOnline/