75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 20 Janar 2025 / L A

Laporta: Referimi në ndeshjen ndaj Getafes ishte një turp

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur i revoltuar nga mos japja e penalltisë ndaj Koundes.

Laporta, shkoi në gjykatën e drejtësisë në Barcelonë këtë të hënë në mëngjes për të dëshmuar në një proces në të cilin ai po hetohet për një mashtrim të dyshuar

Këtë e bëri presidenti para se të nisej me skuadrën për në Lisbonë ku këtë të martë Barcelona do të luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve. kundër Benfikës.

Laporta nuk ka folur asgjë për këtë proces gjyqësor, por ka folur për ndeshjen e së shtunës ndaj Getafes dhe më konkretisht për arbitrimin.

“Arbitri në Getafe ishte një turp. Fakti që penalltia kundër Koundés nuk u akordua është një skandal. Dhe mendoj se do të duhet ta përsërisni më shumë herë sepse penalltia kundër Koundé është një skandal”, u shpreh Laporta.

Kujtojmë se Barcelona, kishte barazuar ndaj Getafes në La Liga me rezultatin 1-1, duke rënë në vendin e tretë./IndeksOnline/