Laporta: Refuzuam ofertat për De Jong

Franke de Jong është kërkuar gjatë verës për tu bashkuar me skuadrën e Manchester United.
Mesfushori aktualisht është pjesë e Barcelonës dhe duket se nuk ka plan të largohet, shkruan Indeksonline.
Presidenti i skuadrës katalonase, Joan Laporta ka thënë se dëshiron ta mbaj lojtarin.
“Frenkie de Jong është lojtari ynë, na pëlqen shumë. Morëm disa oferta për Frenkie por nuk pranuam tani, pasi duam të flasim me të dhe të dimë saktësisht se çfarë dëshiron“, ka thënë Laporta.
Holandezi u bashkua me Barcelonën në vitin 2019 nga Ajaxi për 86 milionë euro. /IndeksOnline/