75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 20 Maj 2024 / L K

Laporta s’ka ndërruar mendje, nuk e do Xavin te Barcelona!

Joan Laporta vazhdon të mendojë se gjëja më e mirë për Barcelonën është që Xavi Hernández të mos vazhdojë në projektin e Barçës. Lidhur me këtë temë pritet të ketë zhvillime javën e ardhshme.

Laporta beson se trajneri nuk i beson sa duhet ekipit dhe se është i nevojshëm një zëvendësim në pankinë.

Laporta dëshiron një trajner që ka besim të verbër në ekip dhe në aftësi. për të fituar tituj dhe për të konkurruar me të mëdhenjtë e Evropës.

Fitorja ndaj Rayo-s dhe sigurimi i pozitës së dytë në tabelë, që i lejon të luajnë në Superkupë , nuk ndryshon pozicionin e Laportës ndaj Xavit.

Xavi dhe presidenti do të takohen pas një jave, pas ndeshjes kundër Sevillas në Sánchez Pizjuán të dielën e ardhshme, më 26 maj ku pritet edhe të ketë zhvillime konkrete. Xavi , nga ana e tij, gjithashtu mbetet i vendosur në dëshirën e tij për të vazhduar te Barcelona sezonin e ardhshëm./Indeksonline/