75 Mall Live Search
20:15 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / Gj. Sh

Laporta tregon ofertën marramendëse që kanë refuzuar për Yamal

Lamine Yamal është një nga futbollistët më të talentuar të momentit.

17-vjeçari është shndërruar në një nga lojtarët kryesor të Barcelonës dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Ai këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 5 asiste në ndeshjet zyrtare, derisa gjatë verës kishte fituar Kampionatin Evropian me Spanjën, duke u shpalllur lojtari më i mirë i ri në këtë kompeticion.

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta ka konfirmuar se ata kanë refuzuar një ofertë prej 250 milionë euro për Lamine Yamal.

Propozimi ishte nga skuadra e PSG-së, para merkatos së verës./IndeksOnline/