75 Mall Live Search
18:30 / E Premte, 15 Korrik 2022 / Gj. Sh

Laporta tregon përse po vonohet transferimi i Lewandowskit

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, komentoi situatën me Robert Lewandowskin, për të cilin akoma nuk po arrihet marrëveshja përfundimtare me Bayern Munich, që kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin polak.

Ne e respektojmë Bayernin, ky është shkaku pse nuk po bisedojmë me Lewandowskin. Kemi kontaktuar gjermanët, por përgjigja e tyre nuk ka ardhur ende”, u shpreh kreu i klubit spanjoll.

Në Gjermani bëjnë të ditur se fundjava do sjellë akordin final për transferimin e 33-vjeçarit në “Camp Nou”. Lewandowski po stërvitet me bavarezët, por ai është paraqitur çdo ditë me vonesë.

Ekipi i Julian Nagelsmann do të udhëtojë drejt SHBA për të kryer një fazë përgatitore, teksa Sky Deutschland bën të ditur që golashënuesi më i mirë i historisë së Bundesligës nuk do të udhëtojë me shokët e ekipit.