Laporta zbulon emrin e trajnerit që do ta sjellë te Barcelona!

Skuadra e Barcelonës tashmë ka vendosur për presidentin e ri të klubit.
Joan Laporta është personi, që do ta udhëheqë Barcelonën tani, pas shkëlqimit të tij që e kishte gjatë viteve 2003-2010, shkruan IndeksOnline
Por, a do të ketë ndryshime edhe në stafin menaxhues të klubit?
Laporta ka përmendur emrin e Xavit, që e do si trajner te Barça, ku thotë se edhe nëse Koemani e fiton tripletën me katalunasit, ai do të largohet për t’ia lëshuar vendin legjendës së Barcelonës.
“Marrëdhënia ime me Xavin është shumë e mirë”, kishte thënë Laporta me 2 shkurt të vitit 2021.