Laporte drejt largimit nga Manchester City

Aymeric Laporte raportohet se është i hapur për t’u larguar nga Manchester City në afatin kalimtar të verës.
Reprezentuesi spanjoll ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Premierligë këtë sezon, teksa Pep Guardiola preferon në qendër të mbrojtjes dyshen; Ruben Dias dhe Manuel Akanji.
Kësisoj, sipas “FootMercato”, Laporte po e vë në dyshim të ardhmen e tij dhe është i hapur për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.
Manchester City thuhet se nuk është kundër idesë së shitjes së qendërmbrojtësit, pasi klubi është në garë për transferimin e Josko Gvardiol.
Laporte është pjesë e “Qytetarëve” nga viti 2018, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
28-vjeçari ka regjistruar 170 paraqitje deri më të tani në të gjitha garat, teksa ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.