Laporte drejt rikthimit në Evropë

Aymeric Laporte mund të largohet nga Arabia Saudite në javët e ardhshme.
Mbrojtësi i Al Nassr ka disa oferta dhe mund të rikthehet në Evropë, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave turke, intersim për spanjollin ka shfaqur skuadra e Fenerbahches e cila dëshiron të forcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.
Laporte së bashku me Kyle Walker janë objektivat kryesor të Fenerbahches.
Për 31-vjeçarin ka shfaqur interesim edhe skuadra franceze, Olympique Marseille.
Por Al-Nassr duket se nuk dëshiron ta lërë të lirë Laporten, dhe kërkon së paku 27 milionë euro./IndeksOnline/