Laporte në Real Madrid? Ylli i Al Nassr-it: S’mund ta refuzosh një klub të tillë!

Skuadra e Real Madridit është në kërkim një lojtarëve të rinj, sidomos në repartin defensiv aty ku kanë probleme me lëndime.
Dhe, lojtari i Al Nassr, Aymeric Laporte është një prej futbollistëve që kërkohet me ngulmë nga skuadra madrilene, shkruan Indeksonline
Gjatë një interviste, Laporte u pyet rreth një transferimi të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.
“Pa dyshim që do i dëgjoja thirrjet e Real Madridit. Nuk mund ta injorosh një klub të tillë.
“Ndihem mirë kur i shoh këto spekulime. Nuk jam aq i informuar për këtë, por pa dyshim që është e mirë”, u shpreh Laporte
Laporte befasoi të gjithë kur u transferua në elitën e futbollit arab nga Manchester City dhe duket se malli për futbollin europian mund ta bëjë atë të rikthehet dhe pse jo të luaj për Real Madridin në të ardhmen./Indeksonline/
🚨⚪️ Aymeric Laporte on Real Madrid links: “I’d obviously listen to Real Madrid call, you can’t ignore clubs like that”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 13, 2024
“It feels good to see the links. I’m not so informed about that, but it’s obviously nice”, he told @ellarguero. pic.twitter.com/DvzuuZb5NQ