75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

Laporte “thumbon” Man Utd: Ne kemi fituar 11 trofe, komshinjtë tanë asnjë

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Pierre Aymeric Laporte, e ka “thumbuar” rivalin lokal, Manchester United.

Duke folur për trofetë e fituara nga “Citizens” gjatë 10 viteve të fundit, Laporte ngriti një paralele interesante, duke u krahasuar me Manchester United.

Sipas tij, sukseset e Manchester Cityt mund “ta irritojnë” dikë, duke aluduar te “Djajtë e Kuq”.

“Ne kemi fituar 11 trofe në katër vitet e fundit. Kjo mund ta irritojë ndokënd, si për shembull komshinjtë tanë që nuk kanë fituar asnjë gjatë kësaj kohe”, u shpreh ai për The Guardian.

Manchester City po gëzon një formë të mirë në të dy frontet kryesore: Premier Leauge dhe Champions League.

Aktualisht, në Premier Leauge gjendet në pozitën e parë, ndërsa në Champions League kanë mbërritur deri në çerekfinale ku do të përballen me Atletico Madridin.

Në anën tjetër, Manchester United vazhdon ecurinë e gjatë pa trofe që prej kohës kur 20-herë kampionët anglezë i drejtonte Jose Mourinho.