Lara Colturi merr vendin e dytë në Botërorin e Skive
Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer në Botërorin e Skive.
Në garën e Slalomit të zhvilluar në Gurgl të Austrisë, Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, mori sërish vendin e dytë në disiplinën e Slalomit.
Colturi e mbylli garën me kohën 1:49.34, duke qenë 1.23 sekonda pas fitueses Mikaela Shiffrin. Pas tyre, vendin e tretë e zuri zvicerania Camille Rast.
Në lëshimin e parë, 18-vjeçarja regjistroi kohën 54.53 sekonda, që i dha pozicionin e dytë të përkohshëm. Në manovrën e dytë, ajo u rendit e dhjeta me 54.81 sekonda, por koha totale i mjaftoi për të siguruar sërish vendin e dytë, shkruan ATSh.
Një tjetër medalje për Shqipërinë në Kupën e Botës në Ski. Pas suksesit në Levi, flamuri shqiptar valëvitet edhe në Austri, aty ky Lara Colturi zuri vendin e dytë në podium.

