Laramani substancash narkotike, policia arreston 5 persona në Prizren, përfshirë dhe një turke

Marihuanë, ekstazi, “speed” e GBL.
Këto janë llojet e substancve narkotike që policia në Prizren gjeti dje në një veturë, gjymsë ore pas mesnate.
Rasti ndodhi në rrugën “Enver Haradinaj”, teksa në pranga përfunduan tre meshkuj kosovarë, një femër kosovare dhe një femër shtetase e Turqisë.
Policia njofton se konfiskoi:
3.79 gramë marihuanë;
5.71 gramë ekstazi;
0.49 gramë “speed”;
tri shishe të mbushura me GBL.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.