Larg familjes për festa, e afër fansave/ Afrim Muqiqi zbulon befasitë e nëntorit
Këngëtari i njohur për hitet e mëdha, Afrim Muqiqi, po përgatit projekte të reja që premtojnë të ndezin skenën muzikore këtë nëntor.
Me bashkëpunime surprizë dhe këngë të reja, ai synon t’i ofrojë publikut emocione të paharrueshme dhe momente të veçanta festive.

Ai ka ndarë detaje ekskluzive për Indeksonline rreth projekteve.
“Jemi në përfundim të të gjitha projekteve për festën e Flamurit. Kam lansuar këngën me Taulant Bajraliun për komandant Zahir Pajazitin, të cilën e kemi dedikuar si për ditëlindje, ashtu edhe për festat e Nëntorit. Tash jemi në fazën e fundit të përgatitjeve të programeve festive, jo vetëm për festat e Nëntorit, por edhe për fundvitin”, tha ai.
Përsa i përket bashkëpunimeve muzikore, Afrimi tregoi:
“Jemi një komplet i mirë. Ka shumë bashkëpunime që do jenë surprizë për dashamirët e muzikës”.
Ai foli edhe për sfidat që ka hasur duke qenë jashtë Kosovës gjatë periudhave festive:
“Është definitivisht e vështirë, por ne i jemi dedikuar profesionit. Mungesa në familje është jashtëzakonisht e madhe, por ky është profesioni ynë”, përfundoi ai./Indeksonline/


