Larg fansave, Kylie shpenzon gjysmë milioni dollarë për ta bërë rezidencën e re

Kylie Jenner po investon një shumë të majme për të ruajtur privatësinë e saj në rezidencën e re në Calabasas.
Miliarderja 27-vjeçare shpenzoi 500,000 dollarë, raporton gazeta amerikane “Sun”, transmeton Indeksonline.
Fotot tregojnë pemët të cilat janë mbjellë për të bllokuar pamjet e rezidencës së saj.

Themeluesja e Kylie Cosmetics bleu tokën nga Miley Cyrus për 15 milionë dollarë në vitin 2020.
Dhe pas pesë vjetësh, rezidenca madhështore është pothuajse e përfunduar.
Kylie aktualisht banon në një tjetër banesë luksoze aty pranë, ku shtëpia e saj kap vlerën prej 36 milionë dollarësh./Indeksonline/
