Larg marrëveshja për rinovimin e kontratës, Salah kërkon pagë sa Ronaldo

Mohamed Salah është në 18 muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe sulmuesi egjiptian është i pakënaqur me ofertën e klubit për rinovim të marrëveshjes.
Sipas mediave angleze, Liverpooli i ka ofruar pagë 23 milionë euro në edicion, ofertë që nuk është pranuar nga menaxheri i lojtarit.
Salah po kërkon pagë rreth 26 milionë euro në vit sikurse Kevin de Bruyne dhe Cristiano Ronaldo.
Drejtuesit e Liverpoolit tash e disa kohë janë në bisedime me yllin e ekipit por nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen.